Nëna e Cristianos shokon botën me mesazhin për djalin e saj

Dolores Aveiro ka publikuar një mesazh duke treguar se sa krenare është për djalin e saj dhe ia ka bërë share një shkrimi ku shkruhet se Juventusi nuk e ka fituar Serinë A për 20 vite.

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka publikuar një shkrim në “Twitter” që ka shokuar botën.

Ajo ka publikuar një foto të Ronaldos me shkrim komplet flas, ku shkruhet se Juventusi ka qenë në krizë të madhe para ardhjes së futbollistit portugez.

Në këtë foto shkruhet se “Cristiano e shpëtoi Juven nga rënia dhe ua fitoi atyre Ligën pas pothuajse 20 vitesh”, teksa nëna e Ronaldos shtoi: “Krenaria ime, djali im”.

Shumë shpejt, pas këtij gabimi që ka bërë nëna e CR7, ky postim është shpërndarë nga mijëra fansa në rrjetet sociale, por Dolores vazhdon të mos e fshijë atë nga “Twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *