Futbolli në zi/ Atak në zemër, ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar

Lajm i hidhur për futbollin shqiptar.

Pas përjashtimit të Kamzës nga Superiorja duke e dërguar në Kategorinë e Dytë, duket se lajmet e hidhura për këtë klub nuk kanë marrë fund.

Ish-trajneri i kamzalinjve, Edmond Dule u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare pas një ataku në zemër.

Dule ka dhënë një kontribut të çmuar në futbollin shqiptar, pasi në sezonin 2006-2007 arriti të ngjiste skuadrën e Kamzës që njihej ndryshe si Dajti, në Kategorinë e Parë, ndonëse e mori nga vendi i 9-të.

Kamza ka arritur të fitojë dy herë Kategorinë e Dytë. Në sezonin 2006/07, kur Dule ishte trajneri, KS Kamza luajti në Kategorinë e Dytë, Grupi A dhe u rendit në vend të parë duke u ngjitur në Kategorinë e Parë duke grumbulluar 45 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *