Avioni që “hodhi në erë” mediat shqiptare

Nga Ervis Dogjani

Që mediat shqiptare tashmë i ka trembur hija e vde-kjes, kjo është mëse e qartë.

Media tradicionale ose jo, të shkruara apo të folura apo edhe të dëgjuara duket se po futen bashkë në një kazan, zjarri brenda i të cilit nuk dihet kur do të shuhet.

Si të mos mjaftonin raportimet e njëanshme, të sajuara, të dekoruara, media tradicionale, nga ata të besueshmet për publikun, hyri dje në një rrugë fundin e të cilës as vetë pronarët e këtyre medieve nuk e dinë.

Nuk bëhet fjalë as më pak e as më shumë se Top Channel.

Fillimi i  kapitullimit të tyre duket se filloi me një lajm të një avioni sipas tyre të ulur në Dhërmi.

Kjo media jo vetëm që nuk kishte marrë iniciativën për të verifikuar këtë fakt, por vetëm ishte nisur nga disa foto të mbërritura në redaksinë e tyre, duke hyrë dhe u bërë njësh me lëmshin e rrjeteve sociale.

Lajmi mori dhenë, dhe në këtë lëmsh nuk kishin si të mungonin edhe mediat e tjera.

Kaluan disa orë, dhe teksa në trurin e publikut shqiptar u fiksua ideja e një avioni të ngjashëm me atë të Divjakës.

Por teksa në “kazan”(emërtim i të ashtuquajturit kryeministër për të ashtuquajturën media) ziente lajmi i këtij avioni, dalëngadalë doli edhe blofi që i dha fund gazetarisë së shtirur shqiptare.

Avioni ishte vënë aty nga një pronar lokali për të tërhequr më shumë klientë për biznesin e tij.

Kaq, thjeshtë, me një fjali, mund të përshkruhej i gjithë stërmullari i krijuar.

Kjo fjali duket se futi në dhe autorin e atij shkrimi, që para publikimit domosdoshmërisht duhet të ketë qenë në dilemë, por që i ndikuar nga fushata e marrë së fundmi në “Top”, vendosi të raportojë pa asnjë lloj fakti, veçse një fotografie që mund të ishte edhe e montazhuar.

E kaq me sa duket ishte gjithçka. Një avion, një lajm, dhe media që merr rrugën drejt tmerrit të pafund.

Mjer kush sillet dhe kush bjer në dorë të këtij stërmullari, fillimi i të cilëve dihet, por fundi duket gjithashtu shumë i shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *