Djegia e Notre Dame/ Vogëlushja dërgon një letër, gjesti i saj ka prekur gjithë botën

Nuk janë vetëm të pasurit që kanë dhuruar para për rindërtimin e Notre Dame.

Një donacion i pazakontë ka shkuar në llogari të katedrales nga një vogëlushe britanike. 9-vjeçarja ka dërguar 3,38 euro në llogarinë e hapur për të grumbulluar fonde për rindërtimin e kishës.

“I dashur popull i Parisit dhe Francës. Emri im është Caitlyn, jam 9 vjeç dhe jetoj në Angli. Kam dëgjuar për zjarrin në Notre Dame në radio dhe doja të ndihmoja, e di që nuk janë shumë para por sadopak ndihmon,. Shpresoj që të mos duhet shumë kohë që të rindërtohet”, ka shkruar vogëlushja.

Simon Handley, i ati i Caitlyn, ka rrëfyer për CNN, se e bija u mërzit shumë pasi mori vesh se sa e vjetër ishte katedralja Notre Dame, shkruan meganews.al

“Ajo u mërzit dhe ndjeu se duhet të bënte diçka, na tha se nuk mund të jepte qindra euro, por do të dhuronte ç’të mundte”, ka deklaruar ai.

Letra e vogëlushes po bën xhiron e botës, duke bërë që monedhat e saj të marrin vëmendje më shumë se milionat që kanë dhuruar njerëz të fuqishëm.

Deri tani për rindërtimin e katedrales janë grumbulluar 850 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *