Sherr në Itali mes shqiptarit dhe nigerianëve, Salvini merr vendimin drastik

Një shqiptar dhe dy nigerianë janë përfshirë në një konflikt fizik në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ferrara.

Si pasojë e sherrit shqiptari ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.

I plagosur mbeti edhe njëri prej nigerianëve, por në gjendje më të lehtë.

Për këtë ngjarje ka reaguar zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i cili në Twitter postoi edhe foto të dy të plagosurve të shtrirë në rrugë teksa po prisnin për ndihmën e shpejtë.

Në reagimin e tij, Salvini tha se është koha që banditët të largohen nga qytetet.

“Përleshje e madhe midis emigrantëve në lagjen Gad të Ferrara, ku u përfshinë një shqiptar dhe dy nigerianë.

Më 3 Maj unë do të jem në qytet dhe në orët e ardhshme do të ftoj të gjithë prefektët që të nxjerrin një direktivë për të larguar banditët nga qytetet.

Atë që nuk e bëjnë dot kryebashkiakët, e bëjmë ne”, ka shkruar Salvini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *