Nuk e fshehin dot më, zbulohet e vërteta e lidhjes së Arbana Osmanit dhe regjisorit

Lidhja e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt duket se nuk ka shumë vend për dyshime, pasi të dy po e tregojnë hapur!

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka postuar një foto të përditshmërisë së saj veshur me xhinse dhe T-shirt të bardhë, por sytë na shkuan tek komenti romantik që regjisori Eduart Grishaj i ka lënë asaj.

Zërat përfolën për një lidhje mes Arbanës dhe Eduartit në ambjentet e Top Channel, ku të dy janë bashkëpunëtorë në projektin ‘Dua të të bëj të lumtur’, por anjëri nuk e ka pranuar publikisht.

Megjithatë komenti i Eduart Grishaj i vulosi të gjitha dyshimet.

“Mosss..Prandaj më paska ikur dielli nga Londra mua”,-shkruan Eduart Grishaj në foton e moderatores.


Fotoja e postuar nga Arbana Osmani dhe komenti i Eduart Grishajt.

Por risjellim në vëmendje se në një foto të ngjashme edhe moderatorja e ka krahasuar me diellin Eduartin.

“Prandaj paska dalë dielli në Londër”,-ka shkruar moderatorja para disa ditësh në një foto të publikuar nga regjisori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *