Gati për të hyrë në zgjedhje, zbardhen 3 kushtet e Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka propozuar Kryesisë së PD-së tre propozimet përsa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore.

Basha thekson se regjistrimi në zgjedhjet vendore të bëhet vetëm pasi të krijohen kushtet për zgjedhjet të lira dhe të ndershme.

“Kryetari i PD, Lulzim Basha, i propozoi Kryesisë marrjen e 3 vendimeve të rëndësishme.

1-Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me  krimin e organizuar për blerjen e votave.

2-Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

3-Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, bëjnë me dije burime nga PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *