Zyrtari i Skënderbeut: Ja kur vjen përgjigjia nga CAS

U hodh sot në ambientet e FSHF-së shorti i Kupës së Shqipërisë, ku skuadrat mësuan kundërshtarët e turit gjysmëfinal.

Kampionët në fuqi të Skënderbeut do të ndeshen me Kukësin në një përballje që pritet të dhurojë spektakël.

I pranishëm për të ndjekur shortin e Kupës ishte Oldian Lulja, në statusin e përfaqësuesit të klubit të Skënderbeut.

Në prononcimin e tij për mediat, Lulja u shpreh i bindur se trofeu do të qëndrojë po në Korçë.

Ai foli gjithashtu edhe për seancën dëgjimore në KAS, ku zbuloi se përgjigjia mund të vonojë edhe 1 muaj mbas seancës.

“Ndaj Kukësit do të jetë një ndeshje e fortë, e bukur me shumë emocion të jeni të sigurt.

Ajo që është akoma më e sigurt është se Kupa dhe këtë vit do të jetë po në Korçë.

Është e sigurt! Ky është objektivi i ekipit. Kundërshtarët na kanë frikë sepse jemi akoma kampion.

Në këto momente drejtuesit janë në seancën dëgjimore në KAS dhe shpresojmë të dalim fitimtar.

Për momentin akoma nuk ka një datë kur do dali vendimi, por ka një afat, 1 muaj mbas seancës. Kështu që shumë shpejt”, u shpreh Lulja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *