Skëndërbeu në KAS, çfarë nodhi në seancën dëgjimore

Ekipi i Skënderbeut kërkon shfuqizimin e dënimit që e përjashton 10 vjet nga aktivitetet sportive në Europë.

Drejtuesit e klubit u paraqitën të martën në Lozanë, në seancën dëgjimore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ku dhe paraqitën argumentet e tyre.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s që u mor vitin e kaluar pati edhe gjobë prej 1 milionë Euro.

Klubi korçar përjashton mundësinë e përfshirjes në trukim në ndeshjet e sezonit 2015-2016, duke e quajtur të padrejtë. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pritet të dalë në një përfundim brenda një muaji.

“Për momentin akoma nuk është ndarë kur del vendimi, por një afat ekziston që është një muaj pas seancës”, thotë përfaqësuesi i Skënderbeut, Oldjan Lulja.

Në rast se shfuqizohet dënimi, drejtuesit e Skënderbeut do të kërkojnë edhe dëmshpërblim nga UEFA, për mungesën e pjesëmarrjes në kupat e Europës.

Ekipi korçar, edhe pse u shpall kampion, nuk mori pjesë në Champions League këtë sezon.

Skënderbeu u la jashtë kupave të Europës edhe në vitin 2016 po me akuzën për trukim ndeshjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *