“Admir Murataj nuk u ekzekutua nga policia, plumbi në kokën e të ndjerit nuk ekziston”

Detaje të reja vijojnë të publikohen, lidhur me ekzekutimin e Admir Murataj, grabitësit të Rinasit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim ditën e sotme, ku sipas një punonjësi të FNSH-së, Murataj nuk u ekzekutua nga policia.

Në denoncimin e tij, thuhet se ka dyshime që plumbi që ka marrë në kokë i ndjeri nuk ekziston dhe se gjithçka mund të jetë një kurth.

Postimi i plotë i Berishës:

Oficeri i FNSH:

Admir Murataj nuk u qellua nga policia.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Persh Dr.Berisha!
Sipas nje punonjsi te FNSH,Admiri Murataj nuk eshte qelluar nga policia,ka dyshime shume te forta qe ai eshte perdorur si kurth nga njerez me pushtet,gjithashtu ai shton: plumbi qe ka marr ne koke i ndjeri nuk ekziston eshte zhdukur!

Gjithsesi duhet verifikuar ne teresi dhe me thelle kjo çeshtje, por te gjitha rruget te cojne tek nje grabitje dhe skenar shteteror! 

Leave a Reply

Your email address will not be published.