Prezantuesja vjen me beben në emision, Alketa: Ju lutem qetësi!

Mbrëmjen e kësaj të hëne “Në Piter Pan” ishte e ftuar Elita Rudi, një ndër prezantueset më të dashura dhe të talentuara në Kosovës.

Së bashku me reperin Gjiko, ata janë një ndër çiftet më të famshme në Shqipëri dhe Kosovë.

Vetëm 7 javë pasi solli në jetë djalin e saj të parë, Zërin, Rudi iu përgjigj pyetjeve të “gazetarëve” të vegjël “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan.

Alketa Vejsiu: Jam në tension për beben tënde të vogël që do të pijë qumësht çdo dy orë. 7 javësh çuni me emrin Zëri, një emër shumë i veçantë. Ndodhet atje pas kuintave, qetësi ju lutem të mos e shqetësojmë!

Elita Rudi: Mos ma përmend se filloj e emocionohem tani dhe nuk e di a mund të vazhdoj.

Alketa Vejsiu: Për ne është kënaqësi shumë e veçantë që sapo ke lindur dhe pasi ke dhënë të gjitha intervistat përpara martesës dhe përpara se djali të vinte në jetë, të jesh ekskluzivisht “Në Kurthin Piter Pan” për të folur me statusin e një mamaje të re…Djali juaj do ta ketë kujtim për të gjithë jetën se tani këto intervista mbeten në “YouTube”, kështu që do të themi gjëra të bukura sot, e ndjej këtë.

Elita Rudi: Po shpresoj. Ta shohim a i kanë pyetjet e vështira, sepse ata janë gazetarët më të vështirë për momentin.

Alketa Vejsiu: Çuni piu?

Elita Rudi: Çuni piu, tani ndodhem këtu, mendjen e kam tek ai, por edhe me prezencën e fëmijëve të tjerë ndihem shumë mirë.

Alketa Vejsiu: Kush po e mban tani djalin tani pas kuintave?

Elita Rudi: Vjehrra ime, të cilën e përshëndes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *