“Paralajmërime dhe vendime drastike”/ Paolo Fox publikon horoskopin, ç’do bëni nesër

DASHI
Dita do të nisë me një përshëndetje, mbase dikush që do të niset në një udhëtim ose ju që keni një udhëtim pune.

DEMI
Jeni prekur nga përshtypjet jo të mira të dikujt rreth jush. Nuk ka ardhur t`ja u thotë përballë, por po i mësoni nga persona të tjerë.

BINJAKET
Nuk e dini se sa mundësi konkrete keni për të realizuar një impenjim të ri. Do të filloni të masni mundësitë e suksesit në fund të projektit.

GAFORRJA
Edhe pse financat janë të rëndësishme për ju për momentin keni më shumë pretendime në çështjet morale sesa ato financiare.

LUANI
Nuk do të keni shumë mundësi të shprehni aftësitë tuaja sot. Edhe në ato raste që do të mundoheni, të tjerët do të marrin meritat në vendin tuaj.

VIRGJERESHA
Sot do të keni mundësi të rekuperoni mungesat e mëdha në familje. Marrëdhënia juaj është e bazuar mbi besimin dhe sot do ta justifikoni.

PESHORJA
Jeni të lirë të bëni zgjedhjet tuaja në fushën sentimentale, por do të ndikoheni shumë edhe nga ambjenti që ju rrethon.

AKREPI
Po shikoni mendimet pro dhe kundër lidhur me një situatë të caktuar për të vlerësuar në mënyrë sa më korrekte personat e përfshirë.

SHIGJETARI
Jeni realistë dhe e keni kuptuar mjaft mirë që një marrëdhënie e caktuar nuk po funksionon. Do të tërhiqeni pa lënduar askënd.

BRICJAPI
Po silleni shumë qartë dhe hapur me një person të caktuar sepse nuk doni të lini vend për keqkuptime. Në të kaluarën keni rënë pre e llafeve të kota.

UJORI
I keni dhënë mesazhe të qarta personave që nuk mendojnë njësoj si ju. Jeni tepër krenarë për të kthyer rrugën që keni nisur.

PESHQIT
Nëse nuk jeni shumë i bindur për ç`ka do të realizoni vetë mund të kërkoni ndihmë tek persona që dini që ju ndihmojnë pa rezerva.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *