Lajm i keq për meshkujt me mjekër. Ja pse duhet ta hiqni menjëherë
Disa shkencëtarë zviceranë kanë kryer një studim së fundmi dhe kanë arritur në përfundimin se mjekra e burrave përmban më shumë baktere se sa qimet e qenve.
Mësohet se pasi kanë analizuar disa mostra marrë nga mjekrat e disa burrave, ata kanë arritur në përfundimin se bakteret që gjendeshin në to janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Kurse qimet e disa qenve që morën pjesë në studim kishin më pak baktere. Po ashtu e ditur bëhet se shkencëtarët zviceran kanë studiuar qimet e 30 qenve dhe qimet e marra nga mjekra e 18 burrave.
Profesor Andreas Guchat ka thënë:
Studiuesit gjetën një ngarkesë shumë më të lartë të baktereve në mostrat e marra nga mjekrat e meshkujve sesa në qimet e qenve. Mikrobet e mjekrës së burrave përbëjnë një kërcënim për shëndetin e njeriut.’’