Gati “Qyteti i fëmijëve” në Korçë, i pari i këtij lloji në Shqipëri

Në qytetin e Korçës është ndërtuar një projekt i dedikuar vetëm fëmijëve.

Kështu “Qyteti i Fëmijëve” do të shërbejë në ditët kur fëmijët janë të prirur të mbushin kohën e tyre të lirë me lojëra në kompjuter, celular dhe të varen nga teknologjia.

Ky projekt synon të gjallërojë dhe përmirësojë cilësinë e jetës për fëmijët, duke i angazhuar në aktivitete me tematikë social-kulturore-sportive.

“Në momentin që ky projekt do të jetë funksional që unë shpresoj të jetë në pak javët e ardhshme. Kjo qendër do të gëlojë nga fëmijët, të cilët sipas preferencave, sipas dëshirave të tyre do të kenë mundësi në këtë hapësirë dedikuar atyre, të kryejnë aktivitete sportive, të marrin trajnime në fusha të ndryshme por edhe të argëtohen”, ka thënë kryebashkiaku Filo.

Kompleksi i ndërtuar posaçërisht për fëmijët është i pari i llojit të tij në Shqipëri dhe pritet të ofrojë një larmi aktivitetesh për t’u ofruar atyre sa më shumë gjallëri.

Një mjedis i posaçëm iështë kushtuar fëmijëve të moshës 1-3 vjeç, por pa harruar edhe më të rriturit të cilët do të kenë në dispozicion dhoma muzike, pikture, artizanati dhe një amfiteatër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *