Edhe 4 ditë nga e vërteta e madhe e Skënderbeut në CAS

Vetëm 4 ditë na ndajnë nga gjyqi i madh në KAS,ku do te mesohet njehere e mire fat i iklubit korcar.

Enigmat duket se po marrin fund, të paktën referuar edhe vetë letrës që botoi Skënderbeu për datën kur do të zhvillohet gjyqi kundër UEFA-s.

Dokumenti tregon se seancat në Lozanë do të jenë më 16 dhe 17 prill.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pritet të vendosë lidhur me dënimin e UEFA-s, që e përjashtoi klubin korçar për 10 vjet nga Kupat e Europës, si dhe e gjobiti me 1 milion euro.

Skënderbeu u akuzua se trukoi ndeshje në raundet eliminatore në Ligën e Kampionëve, si dhe në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Edhe pse deri më tani vetë KAS nuk e ka zbardhur datën e gjyqit, ka qenë vetë klubi që ka dhënë lajmin.

Madje, në Korçë janë optimistë se do të fitojnë pafajësinë e plotë, duke hedhur poshtë vendimin e marrë nga UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *