E spiunuan, përfundon në polici 20-vjeçari në Korçë

Një 20-vjeçar ka përfunduar në polici, pasi u spiunuasemabnte ar-më pa leje.

Sipas njoftimit të policisë së Korçës janë shoqëruar në polici një 20-vjeçar, banues në Korçë ndërsa filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, banues në Pirg.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi midis komunitetit dhe Policisë.

Falë këtij bashkëpunimi, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një tjetër, të cilët posedonin armë zjarri dhe municion pa leje.

Sekuestrohen një armë tip automatik dhe muncione luftarake.

Pas marrjes së një informacioni nga komuniteti, se në fshatin Pirg, dy shtetas qarkullojnë me armë zjarri, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë në kohë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R.L, 20 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, banues në Pirg.

Dy shtetasve të mësipërm iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *