Kazhani përplasi këmbësorin, policia “befason” me reagimin e saj

Policia e Shtetit ka reaguar, lidhur me aksidentin e ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku gazetarja Mira Kazhani, ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit gjendet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një deklarate, ku thuhet se ka dyshime që këmbësori i preu rrugën automjetit të gazetarës, duke shkaktuar kështu aksidentin.

Ndërkohë, mësohet se Mira Kazhani gjendet në polici në këto momente.

Deklarata e policisë:

Rreth orës 15:10, në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti me drejtuese shtetasen E.K., është përfshirë në aksident me një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Nga veprimet e para, dyshohet se këmbësori në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin i ka prerë rrugën automjetit.

Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *