Marin Mema mesazh politikanëve: Sa të thellë i paskeni patur xhepat, dreqi e mori

Gezetari Marin Mema thotë se Shqipëria ka gjithçka që i duhet për të qenë një oaz i zhvilluar por mundësitë e saj ose nuk shfrytëzohen ose masakrohen nga ata që ai i cilëson si ‘grykës’.

Më tej ai thotë se përgjegjës për këtë janë padyshim ata që kanë parë e shohin xhepat e tyre. E në fakt, kush më shumë se sa politikanët e këtij vendi?!!

“Sigurisht nëse Shqipëria do të ishte një vend i shkretë apo i mangët në mundësi do të duhej të ngrinim supet e të pranonim realitetin ! Fundja asgjë nuk ndryshohet me shkop magjik e as me fantazi të momentit !

Por Shqipëria ka gjithçka për të qenë një oaz i zhvilluar edhe pse sot mundësitë e saj shfrytëzohen pak , aspak apo masakrohen nga grykësit ! Ky vend me histori, me pasuri natyrore, minerare, kulturore e njerëzore endet në udhëkryqe që nuk po mbarojnë kurrë !

Brezat po shkojnë ndërsa ne vazhdojmë të vrapojmë në vend në mos edhe pas ! E për këtë padyshim janë përgjegjës nga të gjitha anët, të gjithë ata që kanë parë e shohin xhepat (që sa të thellë i paskan patur dreqi e mori) e interesat personale !

Më dhimbset vendi im sepse meriton më shumë , meriton të eci me hapin a atyre që e duan vërtetë e që kanë ndershmërinë, vullnetin e pastërtinë e nevojshme ta bëjnë këtë ! Janë padyshim shumica dërrmuese që duhet të kuptojë forcën e tyre !

Janë nënat, baballarët, gjyshërit, fëmijët, janë mjekët, mësuesit, ushtarakët, minatorët, agronomët e veterinerët, jane policët, naftëtarët, janë inxhinerët, janë të gjithë ata pensionistë që kanë dhënë vitet me ndershmëri për këtë vend, janë studentët me ngjyrat e tyre dhe të gjithë ata që i ndjejnë vështirësitë e jetës çdo ditë.

Nuk më intereson asnjë ngjyrë, por vetëm shqiptarët e thjeshtë . Ata që i kam takuar në këto vite gjithkund e që i takoj edhe sot njësoj duke i parë në sy !

Është krenari ti shohësh njerëzit në sy e të mos përpiqesh të ndrrosh rrugë ! Për mua kjo është pasuria më e madhe, jeni Ju të gjithë dhe ngjyrat e flamurit më të bukur në botë”, shkruan Marin Mema.

One thought on “Marin Mema mesazh politikanëve: Sa të thellë i paskeni patur xhepat, dreqi e mori

  • April 6, 2019 at 1:45 pm
    Permalink

    sa njerez ka si ty Marin Mema …duhet te beni nje gje per kete vend jo vec me shkrime se keta politikanet tane nuk ka rendesi sa te thelle i kane xhepat , eshte lloji i xhepit qe nuk mbushet kurre sikur eshe gjithe jeten te zhvasin e te fusin ne to…

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *