Gjen valixhen me mijëra euro, nuk do ta besoni çfarë bën
Një burrë nga Berlini ka zbuluar një thesar të vërtetë poshtë një peme, por ajo që ka bërë me të, i ka lënë të gjithë me gojën hapur.
Ai gjeti një valixhë me 3 mijë e 500 euro kesh dhe 22 shufra floriri, me peshë totale 1 kilogramë, por habiti me veprimin e tij, duke ia dorëzuar policisë.
Sipas BBC, për këtë veprim, ai mori edhe lëvdata nga autoritetet, shkruan meganews.al
Policia arriti të gjente të zotin e valixhes, i cili e kishte lënë atë përtokë ndërkohë që po lidhte biçikletën dhe e kishte harruar.
Sipas ligjit gjerman, ai që gjen, përfiton 3 deri në 5 përqind të vlerës së një sendi të gjetur.