Venusi zhvendoset në shenjën e peshqeve, “shkunden” të gjitha shenjat e horoskopit

Ditët e fundit të marsit dhe java e parë e muajit prill, do të rizgjojnë tek të gjitha shenjat e horoskopit emocione dhe energji të reja, të cilat kishit kohë që nuk i provoni.

Venusi do të zhvendoset përkohësisht në shenjën e Peshqve, duke përcjellë gjithë dashurinë e tij për zodiakun, shkruan meganews.al

Zbuloni më poshtë si do të ndryshojë jeta juaj nën drejtimin e tij.

Dashi: Për fat të ‘’keq’’, të lindurit në shenjën e Dashit nuk do t’i kenë punët mirë me dashurinë gjatë 5 ditëve të mbetura të marsit dhe fillimit të prillit. Merrni disa ditë pushim dhe përqendrohuni më shumë tek vetja, ndjenjat dhe pasioni kanë kohën e tyre.

Demi: Edhe pse Venusi është i vendosur në shenjën e Peshqve, Demi është një nga shenjat që do të përfitojë më shumë prej kësaj zhvendosjeje astrologjike. Demi do të kalojë më shumë kohë me miqtë, të cilët do ta ndihmojnë të ndihet në humor të mirë dhe të përkëdhelur gjatë gjithë kohës. Megjithatë mos lini pas dore partnerin, po pret që të merrni ju hapin e parë

Binjakët: Binjakët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe diplomatë me njerëzit që i rrethojnë dhe të përmirësojnë komunikimin sidomos në marrëdhënien në çift. U bë disa kohë që jeni nën lupën e partnerit/partneres, prandaj mos u jepni mundësi të keqpërdorin sjelljen tuaj kundër jush.

Gaforrja: Edhe për Gaforren paraqitet një fillim pranvere i begatë, dhe i mbushur me njohje të reja dhe miqësi spontane. Energjia kozmike e Gaforres do t’ju ndihmojë gjithashtu të besoni më shumë në vete dhe në forcën tuaj të brendshme.

Luani: Më në fund Venusi do të tregohet zemërgjerë edhe me të lindurit në shenjën e Luanit. Jeta në çift shkon shumë mirë, madje njohjet e reja do të kthen në një romancë të bukur dhe të qëndrueshme.

Virgjëresha: Keni nevojë për një këshillues të besueshëm në këtë periudhë të jetës suaj dhe kush më mirë se Venusi mund ta bëjë këtë gjë. Kalimi i tij në shenjën e Gaforres do t’ju ndihmojë të ‘’kaloni në sitë’’ të gjithë njerëzit që ju rrethojnë dhe të kuptoni vlerat dhe rëndësinë e gjithkujt.

Peshorja: Mjaft u dhatë rëndësi njerëzve që nuk e meritojnë, sidomos lakmitarëve dhe lajkatarëve. Mësoni të tregoheni më të kujdessëhm në zgjedhjen e miqve, pasi mes tyre ka edhe nga ata me dy fytyra që tallen pas krahëve tuaj. Gjella me kripë dhe dashuria me karar!

Akrepi: Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu si doni ju. Mësoni të respektoni mendimin e të tjerëve, hapësirën e tyre dhe të bashkëpunoni me njerëzit që ju rrethojnë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të fitoni respektin e tyre

Shigjetari: Një moment i artë për Shigjetarin sidomos në çështjet e zemrës. Më në fund keni gjetur personin e duhur, i cili dëshiron të ndajë me ju çdo emocion dhe t’ju shoqërojë në aventurat më të çmendura. Kujdes, nuk duhet ta humbni, gënjeshtrat kushtojnë shtrenjtë.

Bricjapi: Keni aq shumë dashuri për të dhënë, mirëpo e dini cila është mënyra e duhur për ta ndarë atë me të tjerët? Me siguri që jo, por Venusi do t’ju ‘’zbusë’’ dhe do t’ju mësojë si të ndani emocionet me të tjerët.

Ujori: Lëreni mënjanë kokëfortësinë dhe dëshirën për t’i bërë gjërat vetëm. Venusi ju paralajmëron të kujdeseni më shumë për njerëzit që keni afër dhe të mësoni të shijoni çdo moment sikur të ishte i fundit.

Peshqit: Venusi do të tregohet zemërgjerë edhe me Peshqit, romantikët e përjetshëm të zodiakut, duke ju falur dashuri dhe përjetime pozitive sidomos në familje. Mos mendoni se ç’do të sjellë e nesërmja, por jetoni të tashmen./meganews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.