Rikthehet Artan Lame, ja posti i ri që do të mbajë

Artan Lame emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, insitucioni i ri që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën. Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar emërimin e Lames drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe vendimi është firmosur dje.

Ligji i ri për Kadastrën hyri në fuqi pak kohë më parë dhe së shpejti pritet të ngrihet edhe struktura e re. Agjencia e Kadastrës do të jetë në vartësi të Kryeministrit, dhe Institucioni shihet si themeli i reformës së pronës.

Lame ka mbajtur deri tani postin e kreut të ALUIZNI-t.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *