Nesër/ Oja mëson se Serhani është bashkëshorti i Merves

Serhan ka bërë ortak të vëllanë, Riza vetëm për t’i bërë qejfin Merves. Riza nuk ka aspak interes rreth situatës së falimentit në kompani.

Serhan i kërkon të mos i tregon Merves të vërtetën. Oja dhe Serhan ritakohen sërish ndërsa ajo po bën vrap dhe Serhan po pëson një krizë paniku.

Oja qeteson Serhanin, por e porosit atë të takohet me një psikolog. Serhan vë re faktin që Merve nuk interesohet aspak për gjëndjen e tij, por vajza e tij e vogël e kupton menjëherë se diçka po mërzit.

Serhan pavarësisht gjithçkaje gjen kohë për të luajtur me të bijën.

Burxhu dhe Mehmet takohen në restorantin e një hoteli. Burxhu shkon në të njëjtin hotel për të mësuar se kur ka qenë rezervacioni i fundit i Mehmetit në hotel.

Mehmet kalon pranë Arzus dhe ajo dëgjon zërin e tij, por zgjedh të mos e besoj të vërtetën.

Pelin kontrollin tabletin e Tajlanit dhe mesin se ai ka kërkuar rreth Ojas. Tajlan i shkon Ojas në shtëpi, por Pelin mbërrin në të njëjtën kohë dhe Tajlan tërhiqet.

Tajlan ka bërë një tatuazh për Ojan nga koha kur kanë qenë sëbashku. Të dy e kanë dashur shumë njeri tjetrin.

Pelin ka qenë e dashuruar me Tajlanin që nga ajo kohë. Pelin pëson një krizë xhelozie dhe kërcënon Tajlanin se do t’a ekzekutojë sëbashku me Ojan në rast se ata po e tradhëtojnë. Pelin e ka detyruar Tajlanin që t’a fshijë tatuazhin.

Tajlan nuk e ka dashuruar kurrë Pelinin. Pelin shkon në shtëpinë e Ojas vetëm që të gjej varësen me spirancë që Tajlan i ka dhuruar si shenjë e dashurisë së tyre. Merve shtiret si e ofenduar që Arzus e ka akuzuar se e tradhëton me Mehmetin, pasi e shikon atë shumë poshtë Serhanit.

Ajo nxeh Pelinin duke i thënë se edhe Tajlan ngjan me Mehmetin. Merve i kërkon Pelinit që t’i japë ajo Ojas lajmin e martesës së saj me Tajlanin. Djali i Arzus fillon të jetë agresiv në shkollë. Serhan dhe Oja bëhen miq pasi takohen shpesh në pistën e vrapimit. Ojas i lindin ndjenja për Serhanin.

Oja gëzohet kur mëson se kërkesa e saj për të hapur klubin e pishinës është miratuar. Ajo fillon të zbukurohet për t’i rënë në sy Serhanit, por shokohet kur mëson se ai është partneri i Merves pasi i shikon ata sëbashku. Oja dhe Serhan shtiren sikur janë duke u takuar për herë të parë para Merves.

Oja është edhe më e vendosur për të marrë hak ndaj Merves. Arzu shtiret si e lumtur para fëmijëve dhe nuk i lë ata të kuptojnë situatën me Mehmetin. Arzu ballafaqohet me Mehmetin dhe e pyet atë nëse po e tradhëton. Mehmet shtiret si i ofenduar dhe tenton të mohoj akuzat. Ai e bind duke i thënë se ka qenë duke i përgatitur asaj një surprizë për ditëlindjen prandaj e ka gënjyer. Mehmet i shpreh dashurinë Arzus dhe e bën Arzun të ndihet fajtore që ka dyshuar tek ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *