E krahason me Enverin, Rama i kthehet keq komentuesit: Qenke çun sensibel

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme ka publikuar disa foto nga qyteti i Krujës.

Rama bëri krahasimin se si ka qenë Kruja dikur dhe si është bërë tani në kohën e Rilindjes Urbane. Por kryeministri nuk e la me kaq, ai e krahasoi dhe me qytetin turistik të Zvicrës, Lugano.

Mirëpo, ajo çcfarë ra në sy në postim është njëri prej komenteve të cilin vetë kryeministri ju përgjigj. Komentuesi e pyet Ramën se nga ndryshon socializmi i tij me socializmin Enverian.

Ndërkohë i kujton atij edhe periudhën që ka jetuar në Francë, duke krahasuar avancimin e ekonominë atje me vendin tonë.

Mdërkohë Rama i është përgjigjur me ndryshimet që ka bërë Rilindja duke i dhënë shembullin e Krujës. Sipas tij, vetëm ai është qëorr dhe nuk do të shikojë nuk e kupton dot.

Cuni Sensibel: Një piktor i madh thoshte: Bota është një, por gjithsekushi e piktoron nga dritarja apo vëndi i pozicionuar kur pikturon. Ti e shikon nga jugu e pikturon veriun, tjetri e shikon nga perëndimi E pikturon lindjen.Rilindjen s’e kam kuptuar akoma mir’, biles edhe fjalën socialiste ku shikoj dhu-nime policore, taksa që shtohen, numri i të vrarëve që shtohet, numri i të rinjve që largohen po shtohet, shërbimi në spitale falas nga socialistja e Enver Hoxhës u kthye më pagesa, çmimet e ilaçeve të rritura sa që fukarenjtë s’i blejnë dot. Etj etj. Ma shpjego mua dhe të gjithëve çfar Edvin Rama quan socialiste e çfar ka të ndryshme me socializmin Enverian!

‘Zakonisht si pergjigjem pseudonimeve, po si çun sensibel qe qenke, ja po te pergjigjem: Dhu-nime policore?! Ku i ke pare, ne cilin kazan, nderkohe qe cudi, s’paske pare dhunimet mbi policine! Taksa qe shtohen?! Ku tjeter, pervecse per biznesmenet e medhenj, se te tjereve u jane ulur, te tereve! Numri i te vr-areve shtohet?! Ku, ne krahasim me cfare, se vr-asjet jane pergjysmuar krahasuar me 5 vjet me pare! Fukarenjte s’blejne dot ilaçet?! Ku e ke degjuar se ti fukara s’je, po mesoje sot qe 600 mije shqiptare te pasiguruar deri dje i blenin ilacet sot i’u rimbursohen! Rilindjen s’e ke kuptuar akoma?! S’ke dashur ta kuptosh se mjafton te duash dhe te hapesh syte e ja ku e ke, nje shembull qe vetem qorri qe s’do te shikoje nuk e kupton dot, Kruja dje e Kruja sot! Dhe nje keshille, leri krahasimet id-iote me socializmin Enverian se dukesh edhe ti si krahasimet pastaj, po ti s’je i atille, je Çun Sensibel’, i përgjigjet Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *