PD në protestë sërish, zbulohet data

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur të shtunën në mbrëmje kolegjin e kryetarëve, për të koordinuar kalendarin e protestave.

Protesta e radhës e madhe para Kryeministrisë do mbahet të shtunën e 13 Prillit, ishte vendimi që u mor së bashku me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë e rrethe.

Ç’ka nuk do ndryshojë sipas selisë blu, do jenë protestat para Kuvendit, sa herë të ketë seancë plenare. Kjo është hera e dytë brenda javës që Basha mbledh kolegjin e kryetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *