U nda nga jeta, Alban Skënderaj i dedikon këngë nënës

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj ka publikuar sot këngën e tij më të re që mban titullin “Plag në gjysmëshpirt” dhe që i dedikohet nënës së tij dhe Miriamit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Albani rrëfen se e ka shkruar këtë këngë para 10 vitesh dhe ka qenë e Miriamit, por ajo nuk ka mundur dot ta këndojë për shkak të emocioneve.

“Duhet te pranoj se ky dimer ka qene i ftohte si ne zemer ashtu dhe ne frymezim per mua. Duke ardhur pravera e duke celur lulet e para rritet dhe deshira per jeten e per te krijuar muzike me energji pozitive por para se te nis kete kapitull te ri kam ende nje kenge qe dua te ndaj me ju.
E kam shkruar SAKTESISHT para 10 vitesh edhe pse ka qene gjithmone me shume e Miriamit se sa e imja si kenge. E kam shkruar menjehere mbasi nena e saj e dashur u largua papritur dhe teper e re nga kjo bote. Une hodha ne vargje e muzike dhimbjen e Miriamit dhe pse perjetimi ishte i forte edhe per mua.

Nenen e saj e kujtoj si nje njeri te jashtezakonshem qe kujtdo i dhuronte vetem buzeqeshje dhe miresi. Miriami nuk ka mundur dot asnjehere ta kendoje per shkak te emocioneve por c’eshte e verteta te dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar qe dhimbje te tilla kaq te thella dhe personale nuk ka nevoje te ndahen me publikun por duhen mbajtur per vete dhe me vete.

U bene gati 2 vite qe une kam humburnenen time tashme dhe ne momente te veshtira, kur nuk kam mundur dot te gjej asnje pergjigje, me shume se kurre ndjenjat e mia jane pasqyruar ne keto vargje. Na mungojne cdo dite dhe sado koha te kaloje keto plage nuk do mbyllet kurre plotesisht.
Ne nuk jemi aspak te vecante, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerez si te gjithe dhe sipas nesh, misioni me i madh i nje artisti eshte te shkruaj kenge qe sado pak i bejne njerezit te mos ndihen vetem, si ne gezimin ashtu edhe ne dhimbjen e tyre. Ndaj vendosem kete kenge dhe keto ndjenja ti ndajme me ju”, shkruan Albani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *