Nesër në “Xhenet”/ Arzu dhe Xhihan martohen

Melisa dhe Selim përgjojnë jashtë shtëpisë së Xhihanit për ditë të tëra.

Ata vënë re doktorin që shkon çdo ditë në shtëpinë e tij. Xhenet i lutet Arzus që të mos vetësakrifikohet për to, por Arzu i jep lajmin e martesës po atë ditë.

Kaja nuk i përgjigjet telefonatave të Xhenetit.

Melisa dhe Selim takojnë doktorin që punon për Xhihanin dhe e detyrojnë atë me dhunë që të tregojë të vërtetën.

Xhihan organizon ceremoninë e martesës në shtëpinë e tij. Ai kërkon që Kaja të jetë i pranishëm në martesën e tij.

Xhenet shqetësohet kur kupton se Kaja dhe Halil nuk kanë qenë në shtëpi prej ditësh.

Melisa i tregon Xhenetit se kanë vërtetuar se personi që ajo lëndoi është gjallë.

Xhihan mëson se Melisa dhe Selim kanë rënë në gjurmët e doktorit.

Sema i shkon Arzus në shtëpi për t’i ofruar mbështetje rreth çështjes së martesës.

Ajo i propozon Arzus të arratiset me Melisën, por njerëzit e Xhihanit ndjekin çdo lëvizje të Arzus.

Xhenet qëndron jashtë shtëpisë së Xhihanit për të përgjuar dhe shikon ata duke larguar të plagosurin e Melisës.

Xhenet, Selim dhe Melisa ndjekin pas makinën me të cilën po fshehin të plagosurin dhe njerëzit e Xhihanit e kuptojnë këtë gjë.

Arzu shkon në ceremoninë e martesës e veshur me të zeza. Të plagosurin e dërgojnë në port. Selim përpiqet të marrë të plagosurin, por i drejtojnë armën.

Selim shfrytëzon humbjen e tyre të vëmendjes për t’u marrë armët dhe për të shpëtuar të plagosurin duke u drejtuar armën njerëzve të Xhihanit.

Xhihan nuk e lejon Arzun t’u përgjigjet telefonatave të Xhenetit.

Selim, Xhenet dhe Melisa shkojnë me të plagosurin në shtëpinë e Xhihanit me qëllim që të ndërpresin martesën.

Xhihan ka ndryshuar vendodhjen e ceremonisë dhe ata mendojnë se kanë mbërritur vonë.

Xhihan mban Kajan e lidhur para Arzus në momentin që ajo i thotë “po” në altar.

Arzu godet Xhihanin me shpullë dhe tenton të ndalojë zhvillimin e ceremonisë.

Gjyqtari e kupton se Arzu po martohet nën presion, por Xhihan e kërcënon atë me armë, ndërsa Arzun me fotografinë e Melisës.

Kaja përlotet kur Arzu pranon martesën.

Shërbëtorja e Xhihanit u rrëfen vajzave se vendodhja e ceremonisë është ndryshuar.

Xhihan i jep Kajas të drejtën e fjalës në momentin para se Arzu të firmosë.

Selim nuk i lejon vajzat që të marrin pjesë në ndërprerjen e martesës së Arzus me Xhihanin.

Trupëroja e Xhihanit ka vrarë Halilin.

Kaja i rrëmben atij armën dhe e kërcënon që t’i tregojë të vërtetën Xhihanit.

Selim mbërrin në atë moment për t’i treguar Arzus se personi që Melisa ka plagosur është gjallë.

Arzu tenton të largohet, por Xhihan e kërcënon me armë duke i thënë se do të vrasë Selimin.

Trupëroja i Xhihanit tenton të arratiset dhe Kaja e vret për vetëmbrojtje.

Policia mbërrin në vendngjarje, por Xhihan arrin të arratiset.

Xhihan shikon Melisën dhe Xhenetin jashtë shtëpisë së tij dhe i rrëmben ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *