Era e keqe nëpër autobusa, vendoset ligji i ri, gjobë për ata që veshin rroba të pista

Në Rumani personat që veshin rroba të pista do gjobiten.

Në qytetin e Kluz në Rumani shumë njerëz janë ankuar pasi në autobuza gjenden shumë njerëz me rroba të pista që vijnë erë të keqe.

Sipas ligjit e ri të gjithë personat që veshin rroba të pista tashmë do paguajnë gjobë nga 21 deri në 42 euro. Kryebashkiaku i qytetit deklaroi se kjo është thjesht një përpjekje për të reduktuar të alkoolizuarit dhe njerëzit që nuk lahen.

Shumë studentë dalin natën dhe kur hipin nëpër autobusa vijnë erë alkool gjë që bezdis pasagjerët e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *