“Dimri mund të mos ekzistojë më”, vjen paralajmërimi i frikshëm

Nga ndryshimet befasuese të klimës në mes të stinëve habitemi por ndonjëherë nuk dimë si ta shpjegojmë vetë.

Për këtë na vjen në ndihmë shkenca.

Së fundmi, një ekip shkencëtarësh dhe projektuesish u bashkuan për të krijuar një mjet që do t’u tregonte australianëve dhe botës se si pritet të jetë klima në vitin 2050.

Ata kanë bërë një zbulim befasues:

“Në 30 vjet, dimri mund të mos ekzistojë më,” tha studiuesi Geoff Hinchliffe në një njoftim për shtyp, duke zbuluar edhe një mënyrë tjetër e tjetërsimit të klimës është gati të ndryshojë drastikisht jetën në Tokë.

Ekipi, i përbërë nga projektues të Shkollës së Artit dhe Dizajnit të Universitetit Kombëtar të Australisë (ANU) dhe Instituti i Ndryshimeve Klimatike i ANU, mbështetet në të dhënat e Byrosë së Meteorologjisë dhe Informacionit Shkencor.

“Pamë temperaturat mesatare historike të çdo sezoni dhe i krahasuam me të dhënat e projektuara,” shpjegoi Hinchliffe, “dhe ajo që gjetëm kudo është se nuk ka vërtet periudhë të dimrit të qëndrueshëm”.

Në vend të dimrit, studiuesit besojnë se njerëzit në disa vende të botës do të përjetojnë pranverë, vjeshtë dhe një sezon më të gjatë që ata po e quajnë “verë e re”.

Gjatë këtij sezoni të ri, temperaturat vazhdimisht do të kulmojnë mbi 40 gradë Celsius për periudha të qëndrueshme kohore , bazuar në parashikime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *