“Blendi ka 10 milion euro pasuri”, Fevziu shokohet nga deklarata e të ftuarit për të

Një e papritur i ka ndodhur Blendi Fevziut gjatë emisionit të tij ditën e sotme.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi po zhvillonte një debat të ashpër me Alfred Pezën, nuk nguroi pa i përmendur edhe pasurinë e këtij të fundit.

Kaq ka mjaftuar që Peza të humbë durimin, madje duke u kapur edhe me moderatorin Blendi Fevziu, shkruan meganews.al.

Në një moment Peza shprehet:

“Fevziu ka 10 milion euro pasuri për atë punë…”.

Pas kësaj Fevziu është shfaqur i habitur, ndërsa kur e pyet për këtë, Peza shprehet se ai vetë i ka thënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *