Dhelpra që nuk arriti t’i kapte dot rrushtë

Disa pula në Francë janë bërë bashkë dhe kanë ekzekutuar një dhelpër.

“Ato kanë ndjekur instinktin e tyre dhe e kanë ekzekutuar atë me sqepat e tyre”, ka thënë Pascal Daniel, shefi i fermës dhe shkollës agrokulturore “Gros-Chene”.

Kjo fermë është shtëpi e 6 mijë pulave të cilat mbahen në një vend me 5 hektarë tokë.

Gardhi i tyre qëndron i hapur gjatë ditës dhe shumica e pulave kalojnë ditën jashtë.

Kur dyert janë mbyllur automatikisht, dhelpra, e cila mendohet të ketë qenë pesë apo gjashtë muajshe, mendohet se ka mbetur brenda.

“Ato mund të bëhen mjaftë këmbëngulëse kur janë në grup”, thotë fermeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *