“U konsultua me ndërkombëtarët”, Nard Ndoka për Rudina Hajdarin: Ngeli interesi kombëtar në duart e saj

Ish-deputeti Nard Ndoka, si një nga aleatët e Bashës, ka folur për herë të parë për vendimin e deputetes Rudina Hajdari, për të mos dorëzuar mandatin.

I ftuar në emisionin 45 Minuta me gazetarin Denis Minga, Ndoka kritikoi vendimin e Hajdarit, duke thënë se nuk ngeli interesi kombëtar në duart e saj.

‘Është e drejta e çdo deputeti, është zgjedhje personale lidhur me mandatin. Opozita e bashkuar pati një vendim politik, por ajo vendosi që mos t’i bindej vendimit politik.

Është shumë e rëndë të thuhet se interesi kombëtar të jetë në duart e saj.

Minimumi i respektit ndaj zgjedhësve do ishte të organizonte një takim me ta dhe të kërkonte mendimin e atyre që e kanë zgjedhur para se të konsultohej me ndërkombëtarët. Interesi im personal do ishte të isha në parlament, por përderisa zgjedhësit e mi janë në protestë mua nuk më shkon të rri në parlament.

Unë do ta mbështesja vendimin e saj nëse ajo do ishte një zë kritik brenda PD dhe të kishte krijuar një profil brenda partisë. Ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë. Është paradoks sepse ajo më herët deshi ta dorëzonte mandatin dhe akti do bënte sens dhe do fitonte pikë maksimale, ndërsa tani ka shkuar në kuotat minimale.

Në aspektin institucional, thirrja është në bllok, ndërsa interferimi në deputetetë të veçantë nuk ndodh. Unë nuk do kisha pranuar këshilla as nga miqtë e mi lidhur me mandatin’, u shpreh Nard Ndoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *