Krenaria e shqiptarëve: Të huajt realizojnë super filmin për Nënë Terezën

Për shqiptaren që bëri krenar vendin tonë dhe ndihmoi njerëzit anë e mbanë botës, Gonxhe Bojaxhi, e njohur si Nënë Tereza, po realizohet një film biografik nga Bollywood.

Në filmin me regji të Seema Upadhyay do të luajnë aktorë indianë dhe ndërkombëtarë. Prodhuesit e filmit shprehen të kënaqur për mediat indiane, duke thënë se do të përçojnë tek njerëzit mesazhin se si Tereza shfaqi në të gjithë botën bamirësinë dhe fisnikërinë e saj.

Filmi është në xhirime e sipër dhe pritet të jetë gati në fund të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *