Plasi mes moderatoreve të Topit: Bieta bëri lapsus, Ori Nebijaj e tall

Bieta Sulo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar bashkëshortin e saj, Alban Dudushi dhe gjatë emisionit rrëfeu edhe 5 gjëra që nuk i pëlqejnë tek ai.

Bieta deklaroi se shpeshherë ka mospajtime mes saj dhe Albanit për shkak të brezave të ndryshëm dhe këtu bëri një lapsus duke i hequr vetes dhe Albanit një dekadë.

“Jeni brez m… thotë Albani, e mbush gojën kur vjen puna tek ne me prefiks 2, meqë Albani është me prefiks 3 dhe ka gjithmonë këto përplasjet”, u shpreh Bieta e cila më parë zbuloi që kishte nisur në Top Channel në prapaskenat e ‘Top Show’ 14 vite më parë si 20 vjeçare.

Pas këtij lapsusi të moderatores, Ori Nebijaj ka bërë një postim në Instastory ku shkruan: “Domethënë sot mësuam që 14+20=(nuk bëjnë 34)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *