Çfarë po ndodh? Skëndërbeu shumë pranë rikthimit në Europë

Rikthehet shpresa për Skënderbeun. Burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se është ngjallur optimizmi si kurrë më parë për një përgjigje pozitive nga KAS. Po, pikërisht kështu: Skënderbeu mund të dalë i pafajshëm dhe të rrëzohet dë-nimi me 10 vite i UEFA-s si dhe 1 milion euro gjobë.

HAPAT E FUNDIT

Ka sinjale të forta nga studioja ligjore që ka marrë përsipër çështjen e bardhekuqve në KAS. Nuk bëhet fjalë as për reduktim të dën-imit dhe as për ndonjë “modifikim” të tijin, por për rrëzimin e plotë të çështjes. Ardjan Takaj ka zgjedhur studion më të njohur ligjore në shtetin zviceran, “De PFYFER”, e cila drejtohet nga avokati Zhan Sedrik Mishel (Jean-Cedric Michel).

Ky i fundit do të merret enkas me dosjen “Skënderbeu”. Grupi i punës që është angazhuar me këtë çështje, në kontaktet e fundit që ka pasur me palën shqiptare, u ka folur me doza optimizmi të larta. Kjo ka ringjallur shpresat në kampin korçar, por Takaj ka preferuar të ruajë qetësinë dhe të mos rrëmbehet nga euforia. Natyrisht, edhe vetë presidenti i Skënderbeut ka pritshmëri, por ai do të presë vendimin që pritet të merret në muajin prill.

PSE KA SHPRESË…

Studio ligjore që ka kontraktuar Skënderbeu pretendon se ka arritur të vërtetojë se nuk ka asnjë provë konkrete që Skënderbeu ka tru-kuar ndeshje. Në raportet e BFDS-së (Sistemi i Zbulimit të Manipulimit të Ndeshjeve), thuhet se janë vendosur shuma të mëdha bas-tesh dhe kanë dalë sipas “parashikimit”, por nuk vërtetohet se kush e ka kryer tru-kimin dhe kush i ka përfituar këto para. Kjo është vetëm një nga argumentet mbi të cilat po punojnë fort avokatët e Skënderbeut. Deri tani, gjithnjë sipas studios ligjore, situata është në favor të klubit shqiptar.

MILIONA NË HORIZONT

Nëse ndodh befasia e madhe dhe Skënderbeu e fiton gjyqin në KAS, atëherë ka shumë të ngjarë që kjo të jetë një fitore shumë herë më e madhe se sa mund të mendohet. Jo vetëm sepse trondit sistemin e europian të drejtësisë së futbollit dhe se shumë klube në të ardhmen do ta përdornin si precedent. As sepse UEFA do pësonte një nga goditjet më të mëdha, duke qenë se deri tani e ka përdorur si shembull Skënderbeun në çdo seminar kundër tru-kimeve.

Por sepse Skënderbeut do t’i lindë e drejta ta pa-disë UEFA-n për mospjesëmarrje pa të drejtë në Ligën e Kampioneve në sezonin e 2016-ës. Klubi korçar, gjithnjë nëse fiton në KAS, ka të drejtë të pretendojë si dëmshpërblim shifrën e afro 32 milionë eurove. Pse kaq shumë? Sepse teorikisht ka pasur shansin që të shkojë deri në finale të Ligës së Kampioneve dhe ky shans më pas i bie t’i jetë hequr pa të drejtë. Gjithsesi, këto janë skenarët më optimistë, pasi më parë duhet të fitojnë betejën thelbësore, atë për të cilën disa avokatë në Zvicër duket se kanë një besim absolut.

EUROPA SI OBJEKTIV

Ka shumë të ngjarë që deri në fund të sezonit Skënderbeu të ndryshojë marsh sa i përket impenjimit në kampionat. Nëse vendimi do të jetë pozitiv në prill, atëherë bardhekuqtë do të luftojnë fort për një vend në Europë. Tani që kaluan turin në Kupë pa mund fare kundër Kamzës dhe morën “bonus” edhe 6 pikë në kampionat, skuadra e Shehit mund të jetë realisht kërc-ënuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *