Stomatologia shqiptare që nisi një jetë të re në Kanada

Anaida Detit, ka 22 vite në emigrim dhe nuk është kthyer në Shqipëri, që prej ditës që iku bashkë me familjen e saj.

E larguar në vitin 1997 nga Shqipëria drejt Italisë, ku dhe qëndroi 5 vjet e gjysmë, pas shumë mundimesh nuk gjeti hapësirat as ne shtetin fqinj dhe vendosi të largohej drejt Kanadasë. Fillimet atje Anaida i kujton shumë të vështira.

Shkollimin e nisi prej fillimit pasi asnjë diplomë nuk i njihej. Problemet më të mëdha ishin në vitet e para me gjuhën angleze, të cilën nuk e kuptonte. Ka bërë disa punë të ndryshme brenda ditës. Për shumë vite ka punuar 7 ditë në javë, pa pushim.

Me shumë vështirësi dhe me sfida të një pasnjëshme arriti të ndërtojë klinikën e saj dentare para pak vitesh. Ne fillim askush nuk e besoi dhe i thonin: “ Mos shiko ëndrra me sy hapur”. Sot në klinikën e saj ka të punësuar 12 persona me kombësi të ndyshme, të cilët po i mëson nga pak edhe gjuhën shqipe.

Me shumë mall kujton vendlindjen e saj, Durrësin, si dhe çdo dimër kur nis dëbora në Kanada e kujton me nostalgji klimën e Durrësit.

Në 22 vite Shqipërinë e ka parë vetëm nëpërmjet televizioneve shqiptare.

Ajo është e bindur që kur të kthehet do shohë një vend që nuk ngjason me atë që ka lënë kur u largua.

One thought on “Stomatologia shqiptare që nisi një jetë të re në Kanada

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *