Mik i përbashkët, balerini tregon për herë të parë si e përjetoi Albi ndarjen nga Klaudia
Ndarja e koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa, ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara për shumë muaj nga mediat shqiptare.
Ata janë të divorcuar prej kohësh dhe secili ka vazhduar me jetën e tij, ku madje koreografi është përfolur se është në një lidhje me Alba Hoxhën.
Njëri prej personave që e ka përjetuar keq ndarjen e Albit dhe Klaudias ka qenë balerini i njohur Graciano Tagani, i cili është miku i përbashkët i tyre.
Graciano është shprehur dje në media se ai ka qarë në momentin kur e mori vesh se Albi dhe Klaudia ishin divorcuar nga njëri-tjetri.
Graciano shprehet: Kur Albi me Klaudian u ndanë, unë kam qarë. Qava shumë se Albi më çante veshët. Ai është prekur shumë dhe Klaudia u stresua shumë. E përjetova sikur të isha ndarë vetë.”