Gjithçka ishte një inskenim, zbulohet e vërteta me Ramën

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama postoi në profilin e tij në Instagram një video nga “Samiti i Diasporës”.

Në këtë video, dëgjohet dikush nga mesi i sallës që thotë “I Love you”.

Rama më pas  ia ktheu me mikrofon “I love you too”. Të gjithë të pranishmit në sallë qeshën, por kamera kishte fiksuar një brune, e cila përdrodhi buzët. Ajo ishte e ulur në krah të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Mësohet se brunia quhet Alida Mici dhe se është drejtoreshë në një prej ministrive të qeverisë Rama 2.

Më pas në rrjet qarkulloi edhe videoja origjinale nga e cila Rama e kishte kopjuar këtë ide. Liderit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një konference të tij në Washington, një grua nga turma i thotë “I love you” dhe ai ia kthen “I love you too”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *