U bllokuan nga moti, Florjan Binaj tregon incidentin që i ndodhi në Valbonë

Aktori i njohur Florjan Binaj ka ndërmarrë një nismë vërtet me vlerë për të promovuar vendet më të bukura të Shqipërisë.

I ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ai tregoi se nisma quhet “Taken By Albania” nisur edhe nga titulli i filmit ku luan Liam Neeson, i cili përballet me mafian shqiptare.

Flori tregoi kënaqësinë që kishte marrë nga udhëtimi në vendet më të bukura të Shqipërisë dhe përfitoi nga rasti për t’u bërë thirrje të gjithë të rinjve që ta duan vendin e tyre çdo ditë.

Aktori i njohur tha se gjatë xhirimeve kishte patur mundësinë të vizitonte dhe Valbonën, aty ku aktori nuk kishte qenë më parë.

Udhëtimi nuk kishte shkuar siç e kishin planifikuar, pasi moti i keq i kishte penguar të eksploronin disa pika të njohura të zonës, por të paktën kishin siguruar strehim dhe ushqim nga një familje që jetonte në një fshat afër.

“Me aq pak sa kishin i ndanë pa u menduar edhe rakinë, edhe bukën, edhe gatimet që kishin bërë, ishin me të vërtetë fantastikë”, tha ai.

Si duket as kushtet e vështira të jetesës dhe mungesa e energjisë elektrike që prej muajit maj, nuk e kishin kursyer dashurinë dhe mikëpritjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *