Nesër në “Xhenet”/ Selim bëhet xheloz për Xhenetin, ngjarjet marrin rrjedhën e papritur

Kaja nxehet me Halilin kur shikon se ai ka organizuar festë në mungesën e tij në shtëpi. Arzu lutet që fëmijës së Ozlemit të mos i ndodhë asgjë dhe Melisa habitet. Kaja kërkon të marrë në punë djalin e Halilit, por Halil nuk e miraton këtë vendim. Ozlem nuk e humb fëmijën. Melisa i tregon Arzus se Xhenet ka refuzuar Selimin në altar për hatër të saj.

Arzu nxehet me Melisën që i ka prishur lumturinë Xhenetit dhe e quan atë njeri të keq. Melisa lëndohet. Xhenet shkatërron fustanin e nuserisë, ndërsa Selim ambientin e dasmës. Shoferi që i ka shpëtuar jetën Xhenetit e shikon atë duke hedhur fustanin e nusërisë. Halil gjen armën që ka përdorur Mahir për t’i shpëtuar jetën Arzus dhe ja dorëzon Kajas.

Kaja vendos ta përdorë për të marrë hak ndaj Mahirit. Mahir punëson trupëroja në shtëpi. Ozlem fajëson Arzun për incidentin që i ka ndodhur. Arzu deklaron se nuk do të jetë me pjesë e familjes. Kaja merr në punë Sadëkun edhe pse i kishte premtuar Halilit që do ta dërgonte me studime jashtë vendit.

Suna qorton Xhenetin që i ka besuar Melisës dhe është ndarë nga Selimi. Arzu qorton Xhenetin dhe e siguron se nuk e ka braktisur në makinë. Arzu përkëdhel Xhenetin duke i shprehur dashurinë e nënës. Ajo i tregon Xhenetit se si është rritur në jetimore dhe traumën që ka kaluar pas dhunës së Kajas dhe lindjes së saj.

Halil godet të birin me shpullë dhe ia ndalon që të punoj për Kajan. Arzu i premton Xhenetit se ka për të qenë gjithmonë pjesë e jetës së saj. Ajo këshillon Xhenetin që të mos ndahet nga Selimi, duke i thënë se Melisa po e përdor dashurinë e saj. Halil vendos t’i tregojë Arzus planin e Kajas kundër saj dhe Mahirit.

Arzu pranon të takohet me Halilin, por merr me vete truprojen. Nexhat i kthen Xhenetit varësen që i kishte rënë në makinë. Mukadesi nuk e lejon Nexhetin të largohet pa e falenderuar për Xhenetin. Nexhet ofrohet që t’i ndihmojë me punët e rënda të shtëpisë. Selim vendos t’i japë një tjetër shans Xhenetit.

Pënar i tregon Kajas për anullimin e dasmës së Xhenetit me Selimin. Xhenet fillon të qajë kur Nexhet e pyet rreth dasmës dhe ai e përkëdhel për ta mbështetur. Selim shikon skenën dhe bëhet xheloz. Ai rreh Nexhetin. Xhenet godet me shpullë Nexhetin. Selim ofendohet dhe largohet duke i thënë Xhenetit se ka marrë fund çdo gjë.

Melisa mërzitet kur mëson se Selim është rikthyer për Xhenetin. Truprorja çarmatos Halilin para se ai të takojë Arzun. Halil i ofron ndihmë Arzus kundër Kajas, në këmbim të parave. Xhenet bëhet dyshuese ndaj Melisës dhe e pyet nëse do të kishte bërë të njëjtën gjë po të ishte në vend të saj. Melisa e siguron Xhenetin se është më e rëndësishme se sa Selimi dhe shtiret si e ofenduar për dyshimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *