Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, qytetarët në Korçë bëjnë atë që s’pritej

Përkujtohet në Korçë 20 Shkurti i vitit 1991, dita kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

Kanë qenë strukturat e degës së Partisë Demokratike, shoqata 20 Shkurti, Kontribuesit historikë, të përndjekurit politikë si dhe shumë qytetarë e demokratë të cilët kanë vendosur kurora me lule në bustin e ndodhur në qendër të qytetit, në shenjë respekti e nderimi për sakrificat dhe revoltën mbarëpopullore që bëri të mundur largimin e sistemit diktatorial dhe rrëzimin e bustit.

Në fjalën e mbajtur kryetari i degës së Partisë Demokratikë në Korçë, Andrea Mano, deklaroi se sot jemi në kushtet e një diktature të re.

Ai u bëri thirrje gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 21 shkurtit para Parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *