Juventus dorëzohet, City fiton me përmbysje

Atletico Madrid ka treguar dhëmbët në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League.

Të besuarit e Diego Simeone kanë mposhtur pastër një rival të rrezikshëm si Juventus, 2-0, duke qënë me një këmbë në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Heronjtë e Los Colcheoneros ishin dy mbrojtësit uruguajan të qendrës, Jose Gimenez dhe Diego Godin. Gimenez përfitoi nga një rremujë në zonën e bardhezinjve dhe me të djathtën tundi rrjetën e Szczesny.


Pak minuta më parë kishte realizuar Alvaro Morata, por sistemi VAR anuloi festën e bardhekuqve. Për të siguruar fitoren e Atleticos mendoi Godin, i cili në një pozicion të vështirë tundi rrjetën e Szczesny për të dytën herë. Një fitore që i jep shpresa Atleticos për të kaluar në fazën tjetër të Championsit.

Fitore me përmbysje për Manchester Cityn, që pasi kaloi në avantazh me Sergio Agueron u përmbys brenda pjesës së parë nga golat e Bentaleb. Me rikthimin në fushë, Sane e Stërling realizuan golat e fitores për Cityn, e cila afrohet akoma më shumë me fazën çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *