Stres, nervozizëm dhe mosmarrëveshje në çift, ja ç’parashikon Paolo Fox për datat 11-17 shkurt

Dashi: Java nuk do të nisë fort e mbarë në aspektin profesional. Ditën e hënë, më datë 11, mund të hasni ndonjë vështirësi, por nuk është asgjë për t’u alarmuar. Situata do të përmirësohet gjatë ditëve në vazhdim. Gjithçka duket se do të shkojë mirë në aspektin sentimental, sidomos ditën e diel më datë 17 shkurt, kur Hëna do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju do të përjetoni emocione të forta.

Demi: Ditën e hënë dhe të martë mund të përjetoni një situatë stresuese në familje. Shkoni pas instinktit, sepse në 90 % të rasteve nuk ju gënjen. Në aspektin profesional, do të lindin diskutime në lidhje me disa projekte tuajat. Mos u stresoni shumë dhe merrini gjërat si të vijnë. Për sa i përket aspektit sentimental, duket se më në fund vuajtjet tuaja do të marrin fund.

Binjakët: Fati do të jetë në anën tuaj, sidomos aty nga mesi i javës. Të lindurit në këtë shenjë do të jenë veçanërisht krijues gjatë kësaj jave, ndokush mund të ketë edhe ndonjë ide brilante. Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj deri ditën e shtunë, por më pas do të lindin mosmarrëveshje me partnerin. Në fundjavë do të përjetoni një situatë stresuese.

Gaforrja: Kjo do të jetë një javë interesante. Jeni shumë të vendosur që të çoni përpara një projekt që ka lidhje me punën tuaj. Në të shkuarën jeni përballur me vështirësi ekonomike dhe tani doni ta planifikoni çdo gjë me hollësi. Nëse edhe në aspektin sentimental keni pakënaqësi, diskutojeni çështjen me partnerin që të vendosni nëse duhet ta vazhdoni lidhjen ose jo.

Luani: Në fillim të javës do të përjetoni një gjendje nervozizmi, por është e këshillueshme që të përmbaheni. Përqendrohuni shumë në punë dhe do të shikoni se situata dalëngadalë do të përmirësohet. Shmangini gjatë këtyre ditëve aktivitetet sportive që mund të rezultojnë stresuese për ju. Bëni kujdes me kë shoqëroheni, sepse ndonjë prej atyre miqësive mund të rezultojë false.

Virgjëresha: Vështirësitë që po hasni për momentin në aspektin profesional ju kanë bërë që të humbisni interesin në lidhjen në çift. Nëse keni ndër mend të zgjeroni aktivitetin, duhet të rrezikoni. Aty nga mesi i javës Venusi do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për këtë shenjë dhe mund të krijohen tensione në çift. Tregohuni të hapur për diskutim pa u mëshuar shumë ideve tuaja.

Peshorja: Java do të jetë përgjithësisht e qetë. Për të krijuar miqësi të reja, duhet të frekuentoni njerëz të rinj. Ditët më të mbara të javës do të jenë e marta dhe e mërkura. Për çdo vendim tuajin, partnerin do ta keni krah. Duket se edhe në aspektin profesional gjithçka do të shkojë mirë, por mos e ekzagjeroni me shpenzimet. Këshillohet që të ndiqni një regjim ushqimor të kontrolluar.

Akrepi: Edhe pse mund t’ju pëlqejë dikush, përpiquni të mos shoqëroheni me njerëz që është e vështirë t’u zësh besë. Mos bëni veprime impulsive dhe përpiquni të jeni më të pranishëm në jetën e partnerit, i cili do të ketë nevojë për ngrohtësinë tuaj. Edhe në aspektin profesional do të hasni ndonjë vështirësi, sidomos më datë 14 dhe 15 shkurt.

Shigjetari: Java do të fillojë e qetë, pa konflikte. Aty rreth datës 15 ose 17 shkurt mund të lindë ndonjë dashuri e re ose do të ripërtërihet një lidhje e vjetër. Shumë shpejt do t’ju ofrohen mundësi të reja si në aspektin profesional edhe në atë sentimental. Nuk do të mungojnë ofertat për punë, por që duhet t’i vlerësoni si duhet. Ditët më me fat të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja.

Bricjapi: Më në fund do të vijë një periudhë e qetë, pas gjithë mosmarrëveshjeve që keni pasur në javët e mëparshme me partnerin. Të gjitha dyshimet që ju mundonin shpirtin, duket se tashmë janë një kujtim i largët. Tani është periudha e përshtatshme që të mendoni ta zyrtarizoni lidhjen tuaj. Nëse doni që edhe në aspektin profesional të keni rezultate, përqendrohuni më shumë në punë.

Ujori: Ndokush prej jush mund të hasë probleme në aspektin sentimental. Ata që prej pak kohësh i kanë dhënë fund një lidhjeje, mund të bëhen nostalgjikë, sidomos në ditën e Shën Valentinit. Përpiquni t’i përkushtoheni pasioneve tuaja dhe aktiviteteve sportive. Kushtojini rëndësi aspektit profesional, sepse do t’ju ndihmojë t’ju ngrihet humori, veçanërisht të premten dhe të shtunën.

Peshqit: Nëse do të rastisë që të jeni vetëm për Shën Valentin, përpiquni që të paktën të argëtoheni në shoqërinë e miqve. Edhe në aspektin profesional mund t’ju dalë ndonjë e papritur, sidomos ditën e premte. Tregohuni të duruar dhe përpiquni që të mos hiqni dorë nga gjithçka në një moment dëshpërimi, sepse më pas do të pendoheni. Mos harroni, kjo është vetëm një fazë kalimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *