Rikthehet akulli dhe dëbora, “ngrijnë” të dashuruarit!

Një javë e ftohtë, por pa reshje na pret! Megjithëse e hëna vijon me temperatura të larta dhe shira në të gjithë vendin, orët e mbrëmjes dhe pjesërisht e marta rikthejnë temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës.

Pritet që dëbora të shfaqet në të gjithë zonat malore, me intensitet mesatar në Veri dhe Verilindje por, pasditja e së martës kthjellon gradualisht motin në vend.

Po ashtu, mëngjesi i së hënës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, rënie që vijon gjatë gjithë javës tjetër kur pritet minimumi deri -9°C në datat 14-15 shkurt.

Edhe temperaturat e mesditës do të jenë të ulëta dhe nëse i referohemi 10-ditëshit të parë të shkurtit, java që vjen do të shënojë afërsisht 10°C më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *