Rama në Maliq, nis ndêrtimi I rrugës që lidh Libonikun me Drithasin

Këtë fundjavë kryeministri Rama e kaloi duke vizituar juglindjen e vendit. Sot ai ishte në Maliq, ku kantierin e rrugës së re të kësaj bashkie, e cila do të lidhë Libonikun me Drithasin. Përkrah Ramës, kryebashkiaku Gëzim Topçiu u shpreh i lehtësuar për realizimin e këtij premtimi ndaj banorëve të zonës.
“Ishte premtim i pambajtur, ndaj tani ndihem krenar. Tani që u mbajt munde të them se 30 qershori do jetë kampion këtu”, tha Topçiu.
“Të bëhen punët mirë, nuk ka rëndësi tani apo në qershor. Ne s’jemi si ai që i bënte me daulle dhe linte shkopin e daulles t’i bjerë vetes”, tha Rama.
Rruga e Re e Maliqit po rindërtohet me financim nga qeveria dhe kap shifrën e 1.6 miliard lekëve të vjetra. Investimet në Maliq përfshijnë edhe ndërhyrjen në fasadat e pallateve, rreth 12. 000 metra katrorë, duke filluar nga Maliqi deri në Libonik dhe Drithas.
Më herët, kryeministri vizitoi ndërtesën e re të Bashkisë së Korçës, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 144 milionë lekë, e konceptuar e si një hapësirë pa barriera mes punonjësve dhe qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *