Komedia me aktorët e pêrzgjedhur tërheq gjithë publikun në Teatrin e Korçës

Këtë fundjavë në teatrin e Korçës është shfaqur një komedi premierë me regji të Gëzim Kames.
“Testamenti i ri”, quhet komedia premiere e cila është luajtur nga një kastë e përzgjedhur aktorësh.
Shfaqja është mbajtur dje dhe sot në teatrin “Andon Zako Çajupi”.

Shfaqja vendos në qendër të vëmendjes martesën, marrëdhënien në çift, raportin se si dy njerëz duhet apo nuk duhen të qëndrojnë bashkë.
Vepra vjen aktuale edhe në ditët tona me aktorët Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Zamira Kita, Guri Koco, Sotiraq Bratko etj.
Regjisori Gezim Kame i ka përcjellë publikut artdashës një tematike shume te rendesishme jo vetëm per realitetin shqiptar, por edhe me gjerë.
Ndërsa për Zamira Kitën, Teatri i Korçës po përjeton një periudhë shumë të mirë falë mbështetjes të cilën e quan shumë të rëndësishme.
Komedia me nota fine humori u prit me entuziazëm nga publiku dhe shpresojmë të vazhdojë të jepet edhe në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *