Gaviota i jep fund martesës me presidentin meksikan, ndjekësit i bëjnë namin në Instagram

Ndërkohë që telenovelat turke kanë pushtuar një pjesë të mirë të ekraneve shqiptare, të shumtë janë ata, ato që kujtojnë me nostalgji epokën e artë të telenovelave meksikane dhe kolumbiane, që shënun një sukses të jashtëzakonshëm pas viteve ‘2000.

Dhe kur bëhet fjalë për telenovela, nuk mund të mos sjellim ndërmend ”Dashuri dhe Tekila” që gozhdoi teleshikuesit shqiptarë.

Me siguri të gjithë e mbani mend Gaviotën, emri i vërtetë si së cilës është Angelica Riviera.

Në vitin 2010-të ajo u martua me presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto, duke u bërë zonja e parë e vendit, mirëpo së fundmi Gaviota ka njoftuar ndjekësit e saj në Instagram se kjo martesë ka marrë fund, të cilët e kanë akuzuar si hipokrite dhe se ishte martuar vetëm për të rritur popullaritetin e bashkëshortit.

Në një mesazh të shkurtër të publikuar në mediat sociale, Rivera tha se ka bërë të pamundurën për ta mbajtur gjallë martesën e saj, por “është një situatë e dhimbshme”, shkruan meganews.al

“Sot, e gjithë energjia ime, forca dhe dashuria janë fokusuar në vazhdimin e të qenit nënë e mirë, në rikuperimin e jetës dhe karrierës profesionale”, – shkruan ajo.

Dalja e fundit e Rivera-s dhe Pena Nieto-s, ishte më 15 shtator, me rastin e festimeve në Ditën e Pavarësisë së Meksikës. Por çifti u pa edhe në janar, në funeralin e një udhëheqësi të shquar të Partisë Revolucionare Institucionale.

Sipas “Hola”, çifti ka ruajtur raporte shumë të mira edhe pas divorcit. Pena Nieto dhe tre fëmijët e tij janë ende në Meksikë, ndërsa Rivera dhe fëmijët e saj kanë shkuar në rezidencën e saj në Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *