Një jetë në media, ndahet nga jeta papritur i riu punëtor e i palodhur

Një jetë punë në media si teknik transmetimi, shuhet krejt papritur në moshën 38 vjeçare, Ani Ekmekçiu.

Ai ka ndërruar jetë në spitalin e Sanatoriumit ku ka qendruar shtruar për një javë, me temperaturë të lartë.

Janë kolegët e punës së medias në Elbasan ku Ani punonte që i kanë bërë një dedikim prekës.

“Ne na duket se do te shohim sërish, do të pimë kafe sërish, do të bëjmë humorin e zakonshëm, do jetojmë gjatë dhe përshëndesim pa fund njëri-tjetrin por… na duhet ta pranojmë.

U nda nga jeta në mënyrë të parakohshme Ani Ekmekçiu djali që hidhëroi gjithë Elbasanin me ikjen e tij.

Ani Ekmekçiu, ishte modeli i djemve që gjenden rrallë sot. Ishte një djalë punëtor, i respektueshëm, i edukuar, ishte një njeri me virtyte që ke dëshirë ti kesh pranë.

Ka punuar për një kohë të gjatë në media dhe nuk iu ndje zëri kurrë. Sepse ai ishte modest dhe I vërtetë. Cilido që e ka njohur, ka punuar apo ka qëlluar që të jetë në shoqërinë e tij, I njeh vlerat e djaloshit të dashur të Elbasanit.

Dhimbja ka prekur sot familjen dhe më të dashurit e tij, ne kolegëve, shokët dhe miqtë. Nuk mungojnë lotët për Anin, rrjedhin pa na pyetur sepse duam të qetësojmë shpirtin. Po ikën në parajsë por nuk mund të themi dot lamtumirë. Sepse ti je djali që do mbetesh mes nesh, ashtu i urtë, i sjellshëm dhe shpirtmirë.

U prehsh në paqe shoku ynë i shtrenjtë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *