Nëse i filloni fjalitë me këto 10 fraza, ajo çfarë thoni shkon në vesh të shurdhër…

Mos e vini në rrezik mesazhin që doni të përcillni në një bisedë me miqtë apo me partnerin/partneren tuaj, me këto 10 fraza që sipas ekspertëve të komunikimit janë “vrasëse” të menjëhershme të bisedave.

“Të jem e sinqertë…”

Gjithashtu kujdes kur thua: “Të të them të vërtetën, Sinqerisht, dhe A mund të tregohem e sinqertë? Të themi të vërtetën këto janë një shenjë e keqe për dëgjuesit për shkak se i bën të mendojnë:

Vetëm tani je duke thënë të vërtetën? Çdo gjë që the më parë ishte një gënjeshtër e madhe? ” Kur ne shtojmë një parathënie, apo ndjejmë që duhet të shtojmë diçka pasi kemi bërë një deklaratë, mund të duket si jo fort e besueshme,” – thotë Julie Blais Comeau, një eksperte e etikës.

“Zotëroje atë ç’ka do që të përçosh. Thjesht thuaje, në vend që të shtosh një hyrje apo rishqyrtim.”

“Mos ma merr për ofendim…”

Ashtu si edhe shprehje të tjera: “Jo se dua të tregohem i keq, por” ose “E them për të mirën tënde…” Që në minutën e parë në të cilën personi me të cilin po flet, dëgjon këto fjalë, do t’i marrë këto si fyerje.

“Mos ma merr për ofendim” pak a shumë është njësoj si “ja ku po vjen një koment fyes.” Nëse të duhet që të japësh një kritikë ose të shfaqësh disa reagime të cilat mund të jenë të vështira për t’u dëgjuar: Së pari, thuaje në privatësi.

Më pas, bëj një deklaratë të tillë si “Unë”, – thotë Jephtha Tausig, një psikiologe klinike në York City. “Përpiqu të thuash diçka të tillë si “Unë jam i shqetësuar për këtë çështje sepse…” dhe më pas shpjego arsyen përse.”

Një tjetër përafrim i butë mund të jetë: “A do të pranoje një reagim?”

“Epo, në fakt…”

Thuajini jo kësaj mënyre për të filluar fjalinë, e cila të shndërron në një shpjegues të tepruar në vetëm dy fjalë. Dëgjuesi më këtë dëgjon: “Unë kam të drejtë dhe ti je gabim.”

Është më produktive të thuash diçka të tillë si, “Nga ato që kam kuptuar,” ose “Nga informacioni që unë kam,” thotë Dr. Tausig. “Kjo i jep mundësinë personit tjetër për të shtuar diçka mbi atë që ti po flet, apo edhe që të tregojë që është dakort me ty.”

“Kjo mund të duket budallallëk…”

Gjithashtu shmang: “Kjo mund të tingëllojë si një pyetje idiote” dhe “Mund të jem gabim, por…” nuk ekziston një “mund” këtu: Sapo ti të kesh shprehur një cilësi negative, si “idiote” apo “e gabuar”, nuk mund ta kthesh më pas.

Dëgjuesit tashmë po kuptojnë që, ti nuk je dhe shumë i zgjuar. Ti gjithashtu dukesh sikur të mungon vetëbesimi, veçanërisht kur përdor një frazë të tillë në një takim punë. “Të gjithë të tjerët do të përpiqen që të mos rrotullojnë sytë,” thotë Comeau. Vazhdo me pyetjen tënde ose thuaje fjalinë tënde pa një prezantim i cili do të ndërpriste atë për të cilën do të flasësh.

“Ti duhet…”

Kjo frazë dhe të tjera të ngjashme me të “Po të isha në vendin tënd…” dhe “A ke provuar…” është një paralajmërim shumë mospërfillës. “Ti po thua që ti i di gjërat më mirë, thotë Dr. Tausig.

“Duket sikur personit tjetër nuk i takon e drejta e perspektivës apo emocioneve, sepse janë më pak legjitime se të tuat.” Një qasje më e mirë është që thjesht të dëgjosh pa bërë komente. Nëse ke ndonjë këshillë e cila mendon se mund të jetë e dobishme, pyet nëse është në rregull që ta ndash atë me të tjerët.

Nëse të jepet leje. Fillo me një fazë më të kuptueshme, të tillë si: “Ju mbase tashmë e keni provuar këtë” ose “të gjithë janë të ndryshëm, por diçka që ka pasur rezultat për mua ishte…”

“Unë nuk jam racist por…”

Kjo është një gënjeshtër e madhe. “Ajo mohon periudhën tuaj të mëparshme,” thotë Dr. Tausing, kështu ajo që me të vërtetë po thua është, “Ja ku po vjen një gënjeshtër e madhe raciste.” Kjo nuk është kurrë një mënyrë e mirë për të filluar (apo vazhduar) një bisedë.

Nëse tundohesh për t’u shprehur në këtë mënyrë, merr frymë thellë dhe mendo dy herë për atë që do të thuash. A do të doje të bëje me të vërtetë një diskutim pozitiv?

“Unë mendoj…”

Prit pak! Çfarë të keqe ka që të japësh mendimin tënd? Zakonisht, asnjë, por veçanërisht në punë, duke e filluar një fjali në këtë mënyrë mund të të bëjë të dukesh i dobët. Është shumë e natyrshme të fillosh një fjali me “Unë mendoj,” thotë Julie Comeau, por nuk është shumë bindëse.”

Duke qënë se ti nuk do të thuash “Nuk jam i sigurt, por,” në këtë rast, Comeau, në vend të kësaj, rekomandon një hyrje të tillë si “Unë besoj,” ose “Bazuar në eksperiencën time.”

Kjo është një lloj aftësie që të bën të ecësh përpara në punë!

“E di se si ndihesh…”

Një frazë e tillë është mënyra më e gabuar për të filluar një fjali, veçanërisht nëse po flet me dikë që është i brengosur. Ti me të vërtetë që nuk e di se si ndihet personi tjetër, – thotë Dr. Tausig, edhe nëse ke humbur prindin, bashkëshortin/bashkëshorten apo një kafshë shtëpiake.

Nuk mund ta ndjesh. Ti mund të thuash, “A ke dëshirë që të flasim?” kështu që personi mund të përgjigjet pak a shumë se çfarë do që të thotë.”

Ofroje mbështetjen tënde duke u interesuar pasi ka kaluar pak kohë, kur të tjerë kanë ardhur dhe kanë ikur. Ofro një ftesë specifike: “Do të doja të të ndihmoja me ndonjë gjë,” ose “Do të dal të premten e ardhshme. A do të doje të vije me mua?”

“Siç e thashë dhe më parë…”

Nëse do të përdorësh këtë frazë do të dukesh sikur po kërkon me agresivitet të fshehur vëmendjen e dikujt që nuk po të dëgjon. Kjo, ose ti po përpiqesh të kërkosh një ide ose mendim, por prapë, në një mënyrë agresive të panevojshme.

Ti sigurisht që ke merita për sugjerimet e tua të mira dhe ti meriton të kesh një audiencë që të respekton dhe që të kushton vëmendje. Por nëse kjo nuk ndodh, një hapje e tillë e ftohtë me siguri nuk do të të vijë në ndihmë. Edhe të zëvendësosh “ne” me “unë” mund të të vijë në ndihmë në këtë rast.

“Vetëm…”

Sikurse për “ Vetëm që ta dish” ose “Ti thjesht mund…” apo “Vetëm dua të di…” Thjesht mos i thuaj! Këto shprehje janë me të vërtetë zhvlerësuese,” thotë Dr. Tausig. Ato shprehin një qëndrim të tillë si “Jam gati të hedh një bombë që nuk i merr në konsideratë ndjenjat e tua.”

Është më pak konfrontuese të përdorësh një frazë të tillë si “Do të doja të dija,” sugjeron Julie Comeau. Anashkalojini justifikimet dhe kalo direkt e në temë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *