I mjaftojnë 2 minuta dhe Martinez, Inter kthehet tek fitoret

Inter ka larguar makthin e muajit të shkuar, teksa është rikthyer te fitorja në Serie A.

Zikaltërit mposhtën minimalisht 1-0 Parmën në takimin e vlefshëm për javën e 23-të. Pavarësisht dominimit të zikaltërve, mjaftoi vetëm një gol për t’i dhënë 3 pikët. Heroi i të besuarve të Luciano Spallettit ishte Lautaro Martinez, të cilit vetëm dy minuta lojë i mjaftuan për të gjetur rrjetën.

Me këtë fitore Inter dërgon në +5 distancën me vendin e katërt, Romën. Ndërkohë nga ana tjetër, Parma, mban vendin e 12-të me 29 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *