Turpëron 4 lojtarë në pak sekonda, futbollisti shqiptar bëhet hit në internet

Fatos Beqiraj ka dhuruar shou në Superligën e Izraelit

Futbollisti me origjinë shqiptare, Fatos Beqiraj, i ka mahnitur të gjithë në ndeshjen mes Maccabi Netanya vs Hapoel Beer Sheva në Superligën e Izraelit, raporton Gazeta Express.

30-vjeçari, i lindur në Pejë, ua kaloi topin poshtë këmbëve plot 4 futbollistëve kundërshtarë duke dhuruar spektakël për të gjithë tifozët e pranishëm në stadium.

Videoja e momentit spektakolar të sulmuesit shqiptar është bërë virale edhe në rrjetet sociale, teksa të shumta kanë qenë komentet pozitive për 30-vjeçarin.

Beqiraj ka bërë 17 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat për Makabi Nejtan, ku ka shënuar 6 gola dhe asistuar për një tjetër.

Së fundmi, te Makabi Nejtan, është transferuar mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *